Behgjet Pacolli vazhdon të mbetet ‘fytyra e zezë’ e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore

Behgjet Pacolli vazhdon të mbetet ‘fytyra e zezë’ e privatizimit të ndermarrjeve shoqërore në Kosovë. Të gjitha privatizimet e bëra nga ai nuk kanë mbetur pa u përfolur e hetuar për afera korruptive.

Ish presidenti një mujor i Kosovës, Behgjet Pacolli pritet që edhe tani të përballet me gjyq për privatizimin e ‘Farmedit’. Ramadan Idrizaj, pronar i klinikës “Rezonanca”, ka ngritur në vitin 2013 padi ndaj Pacollit për mosrespektim të tri marrëveshjeve, të cilat i kishin bërë pas privatizimit të objektit, shkruna ORAinfo.

Gjithçka kishte nisur në vitin 2005, atëherë kur Agjencia Kosovar e Mirëbesimit kishte hapur ofertën për privatizimin e “Farmedit”, ku Idrizaj kishte ofertuar shumën më të lartë të parave mbi 3 milionë euro, ndërsa Pacolli kishte qenë ofertuesi i dytë me 2 milionë e 400 mijë uro.

Idrizaj nuk kishte pasur mjete të mjaftueshme dhe ishte tërhequr dhe “Farmedin” e kishte blerë ofertuesi i dytë – Pacolli. Por, Idrizaj kishte thënë se për këtë objekt kishin marrëveshje me Pacollin që një pjesë e objekti të bartet në emër të Idrizajt, gjë e cila asnjëherë nuk kishte ndodhur.

Për Agjencinë Kosovare të Privatizimit marrëveshjet e fshehta në mes ofertuesve janë të ndaluara me procedura ligjore. Sipas zëdhënësit të AKP-së, Ylli Kaloshi, që kishte folur për mediat kohë më parë, nuk ka pasur njohuri për ndonjë marrëveshje të tillë, prandaj edhe ka vazhduar me procesin e privatizimit të ndërmarrjes në fjalë dhe me nënshkrimin e kontratës , pra me përmbylljen e këtij privatizimi.

Në marrëveshjen e parëe lidhur me 24.08.2005 në Lugano të Zvicrrës mes Pacollit dhe Idrizajt, palët ranë dakord që Idrizaj të paguajë në xhirollogarinë e Pacollit shumën dhe çdo shpenzim që është i lidhur me blerjen e fabrikës “Farmed”. Pacolli me këtë kontratë në mënyrë definitive ia shet Idrizajt pronësinë e “Farmedit”, objekt i tenderit të hapur nga AKM-ja të datës 13.07.2005, për një shumë 1 euro. Me pagesën e kësaj shume, Idrizaj është pronar i parevokueshëm dhe i padiskutueshëm.

LEXO PO ASHTU:  Konferencë shkencore në mbështetje të Haradinajt

Në pikën konfidenciale të marrëveshjes thuhet: Pacolli dhe Idrizaj, palët e kësaj marrëveshje, janë përgjegjëse për çdo moskujdes dhe ruajtje të konfidencialitetit. Idrizaj deklaron me vendosmëri se askush në Kosovë nuk do të ketë dijeni për këtë transaksion dhe asnjëherë emëri i Behgjet Pacollit dhe palëve të tij nuk do të jenë objekt i diskutueshmërisë as në qarqet e mediave, e as në ato politike në Kosovë. /ORAinfo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme