BE’ja zgjat prapë sanksionet ndaj Rusisë

BE-ja zgjati sot për një periudhë gjashtë mujore sanksionet individuale të dekretuara kundër 150 zyrtarëve rusë dhe ukrainas me dyshimin për përfshirje në konfliktin në lindje të Ukrainës, sipas një deklarate.

 

“Një vlerësim i situatës çoi në përfundimin se nuk ishte rasti për të ndryshuar regjimin e sanksioneve”, njoftoi Këshilli i BE, që përfaqëson 28 shtetet anëtare, në një deklaratë.

“Në përfundim të një rivlerësimi pritet të tërhiqen emrat e katër personave të vdekur, lista e zeza e BE përfshin 149 personalitete ruse dhe ukrainase, përfshirë një numër të konsiderueshën drejtuesisht të rebelëve, dhe 38 subjekte, (biznese, organizata apo parti politike) që kompromentojnë apo kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, sipas deklaratës, përcjell Atsh.

Asetet e tyre në Bashkimin Evropian janë ngrirë dhe nuk do të ketë lehtësira për ta si rasti i dhënies së vizave për hyrjen në BE.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme