Bekë Berisha – Kadri Veselit: A këqyresh najherë në pasqyrë ti?

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha i është kundëpërgjigjur deklaratave të kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli se duhet të ndalohet praktika e nepotizmit për punësime, duke aluduar në punësimet e fundit të AAK’së në Telekom – raporton Periskopi.

“A këqyret najherë në pasqyrë ai. A e di kush ku është i punësuar. A i sheh njerëzit e partisë së vetë”, ka thënë Berisha në T7.

Tutje, ai ka thënë se AAK po sulmohet padrejtësisht për punësimet familjare e partiake.

“More edhe ata janë qytetarë të Kosovë. Edhe ata janë njerëz që jetojnë në Kosovë. Pse mos me punu ata. Pse me jau ndalu punësimin atyne. Krejt këto sene po ekzagjerohen më shumë se që duhet”, ka thënë Berisha tutje.

“Është marre me i qit pse janë punësu në Telekom. Ata janë familjarë të dikujt, e s’bon me shkrujt ashtu për ta”, ka thënë Berisha tutje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme