Bekim Haxhiu thotë se u pajtua me Sami Lushtakun: Të gjithë vazhdojmë ku ishim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli sot ishte në Drenicë, konkretisht në Skenderaj për një rast ngushëllimi, mirëpo atje i bëri bashkë të fuqishmit e Drenicës që deri tani ishin të përçarë.

Shkuarja e Veselit në Drenicë nxiti kureshtje se ka pajtuar, kryetarin e Degës së PDK-së, Sami Lushtakun dhe të përjashtuarin nga ky i fundit nga pozita e nënkryetarit, Bekim Haxhiun.

Lajmi.net ka kontaktuar Haxhiu për të konfirmuar nëse Veseli ndikojë që pajtimin e tyre e ai tha se kanë biseduar për problemet e fundit dhe secili do të vazhdojë në pozitën që ka qenë.

“Realisht unë kurrfarë të keqe me Sami Lushtakun nuk kam pas, kryetari Veseli e ka kryer detyrën e tij që i takon në udhëheqjen partisë dhe na ka bërë bashkë në një rast ngushëllimi. Kemi bisedu edhe problemet që janë prodhu në mënyrë jo statutare dhe vazhdon PDK-ja me vazhdu tutje”, ka deklaruar ai.

Haxhiu thotë se vendimi i Lushtakut ishte në kohën jo të duhur, pasi tani janë shpallur zgjedhjet e brendshme dhe se as Veseli e as Lushtaku nuk kanë mandat.

“Ai vendim edhe sipas kryetarit edhe gjithë anëtarëve të kryesisë së Partisë Demokratike prej shpalljes së zgjedhjeve as një prej anëtarëve të kryesisë nuk ka mandat, as vet Kadri Veseli, as Sami Lushtaku ky është interpretimi i çështjeve dhe njëzove që kanë qenë me neve në parti. Do të thotë të gjithë vazhdojmë të ushtrojmë detyrat që i kemi pas deri në zgjedhjet e ardhshme”, thotë me pas deputeti i PDK-së për lajmi.net.

I pyetur nëse Lushtaku është pajtuar që ai të kthehet në pozitën që ishte, pasi kishte deklaruar ditë me parë për lajmi.net se as Kadri Veseli nuk do t’ia kthej mbrapa vendimin, Haxhiu i bindur tha se “Po sigurisht që bashkë kemi qenë të gjithë”.

“Do të thotë është vendim që nuk ka qenë absolutisht i nevojshëm sepse jemi në proces zgjedhor. Të gjithë kemi me marr besimin e votuesve të Partisë Demokratike është një frymë e bashkëpunimit. Unë në politikë nuk kam hyrë me i traumatizu qytetarët, në politikë kam hyrë me i ndihmu dhe me qenë afër tyre sepse politika është për më i ndihmu dhe me bashkëpunu me gjithë secilin”, tha ai.

Tutje Haxhiu i rikujtoj Lushtakut se “Drenica ka nevojë për njerëz të bashkum e jo të përçarë”. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme