Bekim Jashari flet për shkarkimin e Kamishit nga Sami Lushtaku

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, e cila udhëhiqet nga Sami Lushtaku, dje ka marrë vendim për përjashtimin e 7 anëtarëve të zgjedhur të partisë në Kuvendin Komunal, si dhe nënkryetarin e degës, Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi.
Shkarkimi i Kamishit dhe 7 asamblistëve vuri në pah problemet e brendshme të degës së PDK’së në Skenderaj, konkretisht përplasjet mes Haxhiut e Lushtakut.

Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari nuk ka dashur të flasë për këtë çështje, duke thënë se janë jashtë përgjegjësisë së tij.

“Zhvillimet në partitë politike nuk do të ndikojnë në qeverisjen time, ngase, zhvillimet aty janë jashtë përgjegjësisë time. Pres, ashtu si dje, Skenderajt të rikonfirmoj frymën e unitetit, tolerancës dhe vendosmërisë për ta çuar përpara cilësinë e jetës së qytetarëve. Uroj që solidariteti i jashtëzakonshëm i qytetarëve të komunës tonë dhe mirëkuptimi vëllazëror e demokratik të dominoj në secilën parti jo vetëm në Skënderaj”, ka thënë Jashari.

Ai nuk i ka komentuar përplasjet mes anëtarëve të PDK’së në degën në Skenderaj, por ka uruar që fryma demokratike të jetë bazë e secilit diskutim në parti.

“Zhvillimet në asnjë parti nuk i komentoj as vlerësoj por, uroj që fryma demokratike të jetë bazë e secilit veprim dhe diskutim në secilën parti shqiptare. Angazhimi im ma imponon që të zbatohen ligjet, të mirë funksionoj Asambleja komunale dhe toleranca, në pajtim me vlerat më të larta morale e patriotike të popullit tonë”, është deklaruar Jashari për Indeksonline.

Ndryshe, në arsyetimin e propozimit për shkarkimin e anëtarëve të degës së PDK’së, të votuar unanimisht, Sami Lushtaku ka thënë se Haxhiu ka nxitur përçarje brenda PDK’së dhe nuk ka përfillur vendimet dhe qëndrimet politike të organeve legjitime të PDK’së dega në Skenderaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme