Bekim Sali, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, nga radhët e AAA/ASH sot është takuar me përfaqësuesit e OSBE-së dhe në këtë mënyrë zyrtarisht ka nisur kampanjën zgjedhore.
“ Sot, në ditën e parë të fushatës zgjedhore, kisha rastin që të takohem me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR. Gjatë takimit me dy vëzhguesit e OSBE-së, Gazmend Agaj dhe Ruzica Jovanovic, biseduam mbi përgatitjet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Në takim theksova se është e patjetërsueshme që zgjedhjet të jenë të lira, fer dhe demokratike.”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Bekim Sali.