“Plani ynë për “Çairin e Ri” është master plan. Ne me këtë master plan synojmë që zhvillimin kulturor, arsimor dhe shoqëror t’a vendosim në proporcion me numrin e banorëve”, ka thënë për TV 21, kandidati për kryetar komune të Çairit nga koalicioni AAA – ASH, Bekim Sali. Sipas tij Çairi i Ri do të ketë Qendër të re Kulturore dhe Sipërmarrësi, ku sipërmarrësve do u jepet subvencionim për biznese të reja. Gjithashtu, risi i planit zgjedhor të kandidatit Sali nën moton:”Çairi i Ri” është edhe multietniciteti për këtë komunë, që nënkupton menaxhimin e aktiviteteve vjetore të gjitha etnive në Çair.