Bekteshi ka bërë të ditur se është gjetur zgjidhja për furnizimin me energji elektrike në Haraçinë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka bërë të ditur se në koordinim me kryetarin e Komunës së Haraçinës dhe menaxhmentin e EVN-së, është gjetur një zgjidhje e përkohshme për çështjen e furnizimit me energji elektrike të banorëve të kësaj komune.

“Kjo zgjidhje është e përkohshme, por me shpresë se do të jetë afatgjatë, nëse të gjitha palët respektojnë marrëveshjen dhe ligjet në vend. Të bëjmë çdo përpjekje për të kursyer energjinë elektrike, për të mbrojtur buxhetin e familjes dhe për të mos përkeqësuar situatën me krizën energjetike”, ka shkruar Bekteşi në Facebook, pa sqaruar se çfarë është rënë dakord.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme