Policia italiane ka vënë në pranga ditën e sotme 4 shqiptarë, të cilët në vitin 2016 kishin dhunuar disa prostituta rumune në zonën e quajtur Stupinigit.
Siç bëhet me dije, shqiptarët kishin rrahur me shkopinj dhe shufra hekuri, ndërsa për t’i tmerruar akoma më shumë ata kishin qëlluar me armë në ajër.
I gjithë konflikti kishte nisur pasur prostitutat rumune kishin nisur të ushtronin aktivitetin e tyre, në një rrugë që menaxhohej nga shqiptarët.
Shqiptarët, identiteti i tyre ende nuk bëhet i ditur, në këtë rrugë kishin vendosur vajza që menaxhoheshin nga ata, ndërsa prostitutat rumune ishin vendosur po në të njëjtën rrugë.
Kjo gjë nuk iu ka pëlqyer shqiptarëve, të cilët kanë ushtruar dhunë barbare ndaj tyre, ndërsa më pas, ata e kanë raportuar ngjarjen në polici.
Njëri nga shqiptarët, ishte pagëzuar me ermin ‘tigër’, pasi ishte agresiv dhe mësohet se ka qenë personi që ka goditur me shumë prostitutat rumune.
Tani të 4 shqiptarët, do të do të dalin para gjykatës me akuzat e shfrytëzimi prostitucioni dhe ushtrim të dhunës.