Bëni kujdes! “Flurona” po përhapet frikshëm edhe në Shqipëri, konfirmohen 20 raste

Në dy javët e fundit, është vënë re një ulje e ndjeshme e rasteve pozitive ashtu sikurse edhe situata në spitale vlerësohet të jetë e kontrolluar.


Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rënie kanë shënuar edhe hospitalizimet, si edhe fatalitetet si pasojë e COVID-19, kjo në raport me pikun e rasteve me variantin “Omicron” në javën e tretë të muajit janar.

Autoritet konfirmojnë po ashtu se përgjatë kësaj periudhe janë identifikuar edhe raste me mbivendosje virusesh. Kështu “Flurona” që është mbivendosje e koronavirusit dhe gripit ka nisur të qarkullojë edhe në vendin tonë.

Nga testet janë regjistruar së paku 20 persona të prekur, të cilët për shkak të komplikacioneve të shfaqura kanë qenë të detyruar të marrin trajtim mjekësor në spital.

Sa i takon situatës për 24 orët e kaluara, janë raportuar 139 persona të prekur dhe 3 humbje jete.

“Janë kryer 2,030 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 139 qytetarë, në këto bashki: 49 në Tiranë, 21 në Fier, 11 në Sarandë, 8 në Berat, 6 në Shkodër, 4 në Gramsh, 3 në Mirditë, Durrës, Kamzë, Delvinë, Korçë, 2 në Kurbin, Patos, Përmet, Pogradec, Dimal, Kuçovë, Elbasan, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Shijak, Krujë, Rrogozhinë, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër. Janë 2,211 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Korça 67 vjeç, një qytetar nga Tirana 70 vjeç, një qytetar nga Vlora 84 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, në Spitalin Infektiv numri i pacientëve të shtruar është përgjysmuar.

“Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme