Nga sot, 15 shtator, në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi çmimet e reja të derivateve të naftës.
Ndërkohë, benzina shtrenjtohet për 3,5 denarë për litër. EuroSuper BS-95 tani kushton 100,50 denarë, ndërsa BS-98 arrin në 102,50 denarë për litër.
Ndryshimet vijnë në kuadër të masave të Qeverisë për përballimin e rritjes së çmimeve të energjisë, përfshirë uljen e TVSH-së për dizelin nga 18 në 10 për qind.



