E hënë, 24 Tetor 2016 – Sakte.net
Ministria e Brendshme e Serbisë ka nisur një kontroll të rreptë në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit ku janë gjetur 10 granata dore që shërbenin për trajnimin e ushtarëve të ri si dhe një minë pa lëndë shpërthyese.
Të gjitha gjërat që janë gjetur kanë qenë pa lëndë shpërthyese dhe mundësia për të shpërthyer granatat dhe mina kanë qenë zero, kanë bërë të ditur zyrtarë të organeve të sigurisë në Beograd.
Sipas policisë, kontrollet janë duke vazhduar edhe në këto momente në pjesë tjera të aeroportit, derisa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.