Beogradi kërkon që Edi Rama të shpallet persona non grata

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se Shqipëria e Kosova do të kenë politikë të jashtme e kryetar të përbashkët, është e drejtuar kundër paqes në rajon dhe është akt armiqësor ndaj Serbisë dhe popullit serb, vlerëson kryetari i Partisë popullore serbe Nenad Popoviq, transmeton Koha.net.

Ai në deklaratë për mediet serbe që e përcjell rtv, ka thënë se për shkak të këtij akti armiqësor ndaj Serbisë, për shkak të përkrahjes së shkatërrimit të Serbisë dhe nxitjes së krijimit të Shqipërisë madhe, në truallin tonë ka thënë ai, Edi Ramën duhet shpallur “persona non grata” në Serbi e ambasadorit të Shqipërisë në Beograd duhet dërguar notë të rreptë proteste.

“Kjo deklaratë, e thënë në Prishtinë, në Kosovën serbe, me rastin e shënimit të 10 vjetorit të vendimit separatist kundër kushtetues shqiptar për shkëputje, tregon edhe një herë për planin e qartë që në Ballkan dhe në truallin serb të krijohet e ashtuquajtura Shqipërie e madhe “, ka thënë Popoviq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme