Bordi i Media Works ka marrë vendim që të startohet me një produkt të ri: TV Express.
Deri në fund të këtij viti Media Works do të nxjerrë në treg produktin e saj më ambicioz, fillimin e punës së Televizionit Express, për ta pasuruar edhe pak më shumë tregun medial në Kosovë.
Në anën tjetër Media Works tashmë ka arritur marrëveshje me gazetarë të njohur te mediave tjera, që dëshirojnë të bëhen pjesë e projektit tonë televiziv. Gjithashtu, për një televizion shumë më ndryshe, Media Works po bashkëpunon ngushtë edhe me organizata të ndryshme joqeveritare që do të prodhojnë emisione të ndryshme edukative për televizionin e ardhshëm.