Berat Buzhala me shokë e ndali trenin! (Foto)

Lajme të ndryshme kanë qarkulluar gjatë ditës lidhur me hyrjen ose jo të trenit nga Serbia. Derisa institucionet shtetërore janë angazhuar për ta vënë nën kontrollë situatën dhe në fund u dha lajmi se Qeveria ka urdhër të prerë për ndalimin e trenit, në fakt, realiteti duket të jetë ndryshe.

I njohur për natyrën e tij profitere nga secili rast i mundshëm, gazetari kontravers Berat Buzhala ka publikuar një foto nga protestëza e organizuar nga ai dhe disa miq të tij. Dhe siç duket ky – sipas Buzhalës – ka qenë edhe momenti vendimtar kur treni është ndaluar të hyjë në Kosovë.

“U kry edhe ky organizim per sonte. Morem pjese nja 50 veta. Ne mes tyre mjeku Afrim Blyta, ish rektori Ramadan Zejnullahu, deputeti Ilir Deda, keshilltari komunal i Drenasit dhe kandidati per kryetar i kesaj komune Xhavit Drenori, aktori Simon Tanushi dhe kolege te mi gazetare Nje lajm ekskluziv: Ndalohet futja e trenit. Faleminderit te gjitheve”, ka shkruar Buzhala, i cili ka marrë edhe shumë pëlqime nga njerëz që besojnë në fjalët e tij./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme