Deda: Nëse Thaçi ka dhënë urdhër për ndalim të trenit, kemi shkelje të Kushtetutës

Deputeti i pavarur Ilir Deda  ka thënë se nëse presidenti Thaçi ka dhënë urdhër që të ndalohet treni serb në Kosovë atëheër siç vlerëson ai, kemi të bëjme me shkelje të Kushtëtutës.

Postimi i plotë:

Kthimi prapa i trenit tregon vendosmëri shtetërore, më në fund. Kjo vendosmëri tash duhet të vazhdojë me krijimin e konsenzusit politik për qasje të re të gjithë Kosovës karshi Serbisë. Dhe kjo vendosmëri nuk guxon t’a rrënojë demokracinë, edhe ashtu të brishtë, në Kosovë. Sepse, policisë së Kosovës i jep urdhër MPB – edhe – me kërkesë të kryeministrit, e jo kryetari i shtetit. Nëse është e vërtetë që Thaçi i ka dhënë “urdhër” ministrit të brendshëm dhe drejtorit të policisë, derisa Isa Musafa ligjëronte, atëherë kemi shkelje të Kushtetutës. Dhe tentim-rrënim të demokracisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme