Berisha deklarohet pas shqyrtimit të KQZ-së për ta decertifikuar

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar arsyen pse KQZ-ja shqyrton emrin e tij për decertifikim.

Ai këtë e ka quajtur qesharake, duke thënë se nuk quhet vepër penale.

Postimi i Zafir Berishës:

Më shumë se qesharake!

140 euro dënimi për arsye të organizatës mafioze turko-kosovare e KEDS-it, e cila qëndron pas privatizimit të dyshimtë të distribuimit të energjisë elektrike, është arsyeja me u largu nga gara për zgjedhjet e 22 tetorit.

Nuk e di nëse është vepër e rëndë penale, por para tre muajsh me këto ligje kam qenë në zgjedhjet parlamentare. Kjo ka të bëjë që, me çdo kusht eliminimin nga gara për t’ua liruar bandave me e marrë Prizrenin.

Po shihet se edhe mosdhënia e përgjegjësisë nga Gjykata e Apelit për këtë çështje po del e koordinuar…

Nuk po e kuptoj se a ka qenë në fuqi ky ligj për Valdete Dakën dhe atyre që qëndrojnë pas saj, apo atëherë nuk e kanë parë, sepse është dashtë të eliminohen edhe ata që kanë vjedhur shtetin edhe me nga 30 milion euro, e që i kanë ndarë me këta që po i bëjnë presion z.Daka… Për vete e kam mëse të çartë se pse ndodhë kjo, por ata që mundohen të më shandazhojnë kështu, le ta dinë se edhe më fuqishëm se asnjëherë do të luftoj që me 22 tetor të çlirohet Prizreni, i cili me 12 Qershor të 99-ës është çliruar nga Serbia, e me 22 Tetor të këtij viti nga bandat mafioze të “Klanit Pronto”, Me Zafën a pa të, Hashim harroje Prizrenin. Herët apo vonë, nëse mendon që mundesh me i ikë ligjit, nuk ke me mujtë me i ikë kanunit…

Me respekt Zafa

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan dy rekomandime të Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim.

Në fillim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimin për decertifikimin e 5 kandidatëve të Subjekteve Politike të ndryshme, të cilët me vetëdëshirë janë tërhequr në afatin e paraparë. KQZ-ja u dha një afat prej 24 orësh këtyre Subjekteve Politike që të bëjnë zëvendësimet e këtyre kandidatëve.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ-ja shqyrtoi edhe rekomandimin për decertifikimin e 86 kandidatëve me Aktgjykim të formës së prerë nga Gjykatat e Republikës së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme