Berisha: Dyshoj shumë se Rama po i dhuron trojet e policisë në Dhërmi dhe Palasë për veten e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj raportimeve se qeveria po nxjerr në dispozicion trojet ku kanë qenë të vendosura postat e policisë në Dhërmi dhe Palasë për ndërtimin e vilave dhe hoteleve.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha e cilësoi këtë një “akt plaçkitjeje”, ndërsa hodhi dyshime se pas kësaj afere fshihen investime personale të kryeministrit Edi Rama.

Ai paralajmëroi se opozita do ta denoncojë çështjen dhe do të kërkojë hetimin e saj.

Bashkëbisedimi

Ben Xhorxhi: Lexova se Rama po fal te trojet e policisë në Dhërmi e Palasë për vila e hotele. A do e ndalojë njeri këtë mostër, doktor, se po fal çdo pasuri dhe po zhbën vendin? Pse nuk i çoni deputetët tuaj ta denoncojnë këtë aferë, jo vetëm në Dhërmi e Palasë, por kudo që ndodh?

Sali Berisha: Ne do e denoncojmë këtë aferë, të jeni i sigurt dhe ne po merremi me të, dhe shqiptarët duhet ta dinë se ato posta policie kanë qenë në vendet më të lakmuara në të gjithë bregdetin. Dhe në mënyrë absolute kam dyshime shumë të mëdha se aty janë investimet personale të Edi Ramës dhe do hetojmë. Se unë i njoh ato zona, për rrethanat e shkuara që kam pasur. Ky po i dhuron ato për veten e tij, me gjasat më të mundshme. Është një akt plaçkitje, nuk ngopet, siç plaçkiti Kanionin e Gjipesë. Jo unë, tha, po mamaja dhe Olsi, janë pronarë aty, që s’kanë qenë kurrë pronarë. Tani na zhduken edhe territore të tëra ku kanë qenë të vendosura postat e policisë në pozicionet më të përshtatshme për kontrollin e territorit.

The post Berisha: Dyshoj shumë se Rama po i dhuron trojet e policisë në Dhërmi dhe Palasë për veten e tij appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme