Berisha thirrje për pjesëmarrje në protestën që do zhvillohet në Shkodër: Rast për të shprehur zemërimin! Marshoni për sigurinë dhe të ardhmen tuaj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që ditën e nesërme do të zhvillohet në Shkodër.


sali berisha

Referuar edhe atentatit me tre të vrarë, Berisha thotë se është rasti për të gjithë ‘për të shprehur urrejtjen, zemërimin kundër Ramës, kundër qeverisë së tij dhe bandave të tij’.

Kreu i PD i beri thirrje të gjithë qytetarëve se neser duhet te jene ne Shkoder per te marshuar per sigurine dhe te ardhmen e tyre.

“Duhet të jemi në Shkodër nesër, për tu dëshmuar qytetarëve fisnik të Shkodrës, se ata në asnjë rrethanë, në asnjë rast, nuk janë dhe nuk do të jenë vetëm, por do të kenë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve të vërtetë, kudo që janë.

Duhet të jemi nesër në Shkodër, për të dëshmuar se jemi të pamposhtur, se bandat e qeverisë dhe as qeveria e tyre nuk na mposhtin kurrë. Se jemi të gatshëm në këtë betejë për përballe dhëmb për dhëmb me këta kriminelë dhe për të fituar.

Ndaj dhe u bëj thirrje, që nesër të gjithë të rinjve, të gjithë të rejave të këtij vendi, marshoni në Shkodër sepse marshoni për dinjitetin tuaj, marshoni për sigurinë tuaj, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj”, tha Berisha.

Pjese nga fjala e Berishës

Të dashur pensioniste dhe pensionistë, mos u mashtroni nga ky njeri. E përshëndes përfaqësuesit tuaj mbrëmë që e gozhduan mashtruesin, e detyruan të sillet si një ordiner.

Ja nxorën të gjitha në shesh se çfarë është ai.

Por nesër në Shkodër është një rast për të gjithë për të shprehur urrejtjen, zemërimin kundër tij, kundër qeverisë së tij dhe bandave të tij.

Të dashur pensioniste dhe pensionistë, ai për vete, për sojin e orollopin e tij, për brezat që vijnë të tij, po ndërton në Durrës, parajsën e tij.    

12500 apartamente, 6 hotele luksoze, të gjitha në tokë publike, kurse shqiptarët po i gjobit me 1 miliardë euro për ndërtimini e portit të ri.

Imagjinoni të dashur pensionistë dhe pensioniste, sa do të ishte pensioni juaj sikur këto euro të përdoreshin për rritjen e tij.

Pensioni juaj do të ishte të paktën 2-3 herë më i lartë seç është sot dhe shteti nuk do të humbiste asgjë, përkundrazi do të dëshmonte njerëzi, dhemshuri, dashuri dhe respekt ndaj jush, që ju e meritoni plotësisht.

Nesër të gjithë në Shkodër, është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.

Fitore, fitore, fitore!

Rroftë Shkodra, rroftë Shqipëria!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme