Berisha vet paraqitet në prokurori: Zonja Fetai më dënoni me 50 vite burgim

Shkruan: EJUP BERISHA

E nderuara Prokurore Speciale Z. Fatime Fetai po ta paraqes një rast shumë interesant për ju për ta trajtuar si Prokurori Speciale dhe insistoj që për të njëjtin rast të ngritni aktakuzë adekuate që ka të bëjë për një vepër shumë të rëndë penale që është kryer nga 12 maji i vitit 2009 e deri më 27 korrik të vitit 2012.Z.nj Prokurore menjëher do ta tregoj edhe kryesin e asaj vepre makabre penale që e bëri një njeri që e njoh shumë mirë unë. E nderuara Z.nj Fetai bëhet fjalë për personin me inicialet E.B i cili jeton në Shkup dhe i cili ka bërë një vepër të pafalshme dhe të dënueshme penale..Për çfar në fakt bëhet fjalë.Z.nj Prokurore ky njeri që ka bërë vepër të rëndë penale në fakt jamë un. Dhe a e dini se çfar faji kamë bërë unë pra gjat periudhës që e përmenda më lartë un isha anëtar i Kabinetit të Presidentit të shtetit Gjorge Ivanov.Dhe veprën më të tmerrshme penale që e kam kryer e nderuara Z.nj Fatime është se u angazhova shumë për ti shërbyer këtij njeriu dhe atë hiç pa hile dhe pa hezitim dhe i njëjti në momentin e parë që më ndodhi diçka personalisht e sfrytëzoi rastin që të më dëboj nga Kabineti i tij Presidencial.Dhe un e nderuara Prokurore që nga viti 2012 e këtej në fakt jamë në rrugë pa ndonjë mundësi për angazhim për ta siguruar egzistencën time. Prandaj Z.nj Fetai më gjej të lutem në Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë një nen që do të më dënonte me dënim maksimal prej 50 vitesh burgim sepse kështu në liri unë nuk po mund ta duroj idiotizmin që ma ka përgatitur kjo shoqëri duke më lënë në rrugë apo duke më injoruar në aspekt profesional. Z.nj Prokurore Speciale Ju lutem bëjeni një gjë të tillë ndoshta në burg do ta gjej njëfar qqetësie shpirtërore si njeri se kështu i lirë nuk po mundem të duroj më apo nuk po mundem të pajtohem me fatin e keq që ma imponuan dy subjektet politike e këta janë Presidenti aktual i shtetit Gjorge Ivanov si dhe Bashkimi Demokratik për Integrim BDI.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme