BERZH-i e do Kosovën storie të suksesit

Banka Evropiane për Rikonstruktim dhe Zhvillim (EBRD) dhe Qeveria e Kosovës kanë thelluar kooperimin e tyre për të mbështetur zhvillimin e sektorit privat në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas një memorandumi të mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe presidentit të EBRD, Suma Chakrabarti në Londër sot, do të identifikohen fushat në të cilat veprimet e qeverisë dhe asistenca e EBRD-së mund të rezultojë me forcimin e zhvillimit të sektorit privat dhe do të ndihmojë në përmirësimin e dukshëm në klimën e investimeve.

Kreu i EBRD-së, Suma Chakrabarti, është shprehur i kënaqur me nënshkrimin e memorandumit, i cili është një shprehje e partneritetit të thellë dhe të mirëbesueshëm, dhe po ashtu, përkushtimit për arritjen e suksesit ekonomik.

“Ne duam të jemi pjesë e stories së suksesit të Kosovës”, ka thënë ai.

Banka, po ashtu, do të ndihmojë planin e qeverisë për të zhvilluar zonat e reja industriale përmes financimit dhe investimit në infrastrukturën e nevojshme.

Ndryshe, deri më tash, EBRD ka investuar mbi 220 milionë euro në 51 projekte në Kosovë. Banka është aktive në shumë sektorë të ekonomisë, ndërsa shumica e investimeve të bankës janë në sektorin privat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme