Besa: Maqedonia nuk i ngjan shtetit demokratik, askush nuk është i sigurtë për jetën e tij

Lëvizja Besa përmes një kumtese ka reaguar ndaj dhunës e cila shpërtheu në Kuvendin e Maqedonisë, ku përsuan deputetët dhe gazetarët. Ata thonë se dënojnë këto incidente dhe konstatojnë se me atë që MPB-ja lejoi që huliganët e OBRM-PDUKM-së ta sulmojnë institucionin më të lartë, flet se Maqedonia nuk i ngjan një shteti demokratik dhe askush nuk është i sigurtë për jetën e tij.

“Lëvizja Besa e dënon dhunën dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit, e veçmas shqiptarëve, që të jenë të kujdesshëm, të mos dalin në nëpër sheshe dhe rrugë frekuentuese të Shkupit dhe të mos bien pre e provokimeve të ndryshme që bëhen nga skenarë tashmë të njohur. Duke besuar se dhuna nuk është mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të jenë të arsyeshme, sepse një gabim sot mund të kushtojë shumë nesër”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme