BESA – Nikolla Gruevskit: Edhe me 70 deputetë s’mund ta ndalosh ‘Ridefinimin’! (Video)

Gruevski kërkon 63 deputetë i frikësuar nga “Ridefinimi” i BESËS

“Sikurse te platforma “Edhe shqiptarët pa hipoteka” Lëvizja BESA para se ta miratojë dhe publikojë platformën tashmë të njohur për të gjithë “Ridefinimi”, atë ua ofroi edhe intelektualëve dhe ekspertëve shqiptarë në Maqedoni dhe jashtë saj, duke kërkuar ndonjë vëretje apo sygjerim, që më pas do të prëfshiheshin në versionin përfundimtar thuajse askush nuk pat vërejtje, përpos një numri shumë të vogël, por tani kur Nikolla Gruevski doli se e paska lexuar dhe e kundërshton ashpër platformën e BESËS “Ridefinimi” – po habit fakti se si disa analistë të nderuar ende vazhdojnë të thonë se – nuk kemi platformë politike! Me çka del se është e domosdoshme njëherë të lexohen platformat që më pas të komentohen, ka apo s’ka oferta konkrete politike! E jo e kundërta. Pra Gruevski dhe gjithë të tjerët duhet ta kenë të qartë: Edhe nëse i marrin mbi 70 deputetë nuk do të mund ta pengojnë “Ridefinimin” e këtij shtetit – që do të ndodhë pas 11 dhjetorit. Edhe pse arma më e fortë e Gruevskit kundër “Ridefinimit” dhe interesit shqiptar aktualisht është BDI-ja, e cilla po jep “frymën” e fundit politike.BESA përmes platfomës “Ridefinimi” ofron formulën e vetme të zgjdhjes së çështjes shqiptare në Maqedoni – zgjidhje kjo përfundimtare e ngërçit politik dhe problemeve shqiptaro – maqedonase”, – kështu ka deklaruar Amir Elezi, zëdhënësi i Lëvizjes BESA, ndaj pretendimeve të kryetarit të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski i cili ka thënë se ansjëherë nuk do e lejojë të ndodhë Ridefinimin e shtetit.

Dje Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së ka kërkuar 63 deputetë për të penguar dygjuhësinë në Maqedoni dhe Ridefinimin e shtetit. Gjatë fjalimit në tubumin partiak, Gruevski foli më shumë se një orë për arritjet ekonomike të qeverisjes së tij, dhe destruktivitetin e opozitës.