Ja u kemi tha fytin Shefi i shtabit të Lëvizjes Besa, Sadat Sulejmani, ka shpallur fitoren në zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë. “Edhe një herë e mbajtëm fjalën, gjithë së bashku. Ja u kemi tha fytin. Ne jemi 1000 vota para BDI-së. I falemnderojmë tetovarët që së bashku e kemi mposhtur regjimin e zullumit. Kemi fituar në secilin vendvotim” ka thënë Sulejmani.