BESËS i bashkëngjitet një prej ekspertëve më të suksesshëm në Maqedoni, Asaf Ademi

“Sot në Lëvizjen BESA i urova mirëseardhje njerit prej ekspertëve më të suksesshëm në sektorin e zhvillimit ekonomik lokal, z. Asaf Ademi.
z. Ademi, i cili ishte edhe Ambasador i Maqedonisë në Mbretërinë e Danimarkës dhe njëkohësisht u shpall si ambasadori më i suksesshëm që ka pasur Maqedonia ndonjëherë, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në periudha të ndryshme kohore që si pikësynim kishin zhvillimin ekonomik të vendit, mirëpo roli i tij ka qenë i pazëvendësueshëm edhe në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Aktualisht, z. Ademi është drejtor i njërës prej kompanive më të suksesshme ndërkombëtare, INSCALE me seli ne Kuala Lumpur.
Kontributi i z. Asaf Ademi dhe i shumë profesionistëve në Lëvizjen BESA janë dëshmi e angazhimit dhe përkushtimit tonë në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Maqedonisë”, kështu ka shkruar në rrjetin e tij social, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Lëvizja BESA në vazhdimësi ka raportuar për bashkëngjitje në këtë subjekt të personaliteteve të njohura që kanë treguar suksese në sfera të ndryshme./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme