Besimi: Shtrenjtimi i rrymës s’është i lartë

Gazetar: Andrea Çobanova

– Advertisements –

Rritja në përqindje e energjisë elektrike pas Vitit të Ri, nuk do të jetë e konsiderueshme, theksojnë nga Qeveria. Sipas ministrit të Financave Fatmir Besimi, masat e marra deri më tani kanë zbutur tashmë krizën energjetike. Paratë që iu dhanë MEPSO-s dhe EMV-së dhe 15 milionët shtesë për TEC Negotinën do të ndikojnë që rryma të mos shtrenjtohet shumë.

“Unë personalisht kam qëndrim që të mos zbuloj numra. Llogaritjet janë ato që keni dëgjuar nga kolegët, por shifra e saktë do të bëhet e ditur nga Komisioni Rregullator. Nuk do të ketë rritje të konsiderueshme të çmimit të energjisë elektrike, kjo është pritshmëria e Qeverisë, duke pasur parasysh ofertën që tashmë është dorëzuar nga EMV te furnizuesi universal”, tha Fatmir Besimi- Ministër i Financave

Bëhet fjalë për ofertën e EMV-së deri te EVN Houm në vlerë prej 41 euro për megavat/orë në gjashtë muajt e ardhshëm. Nga Qeveria tashmë disa herë pohojnë se rritja nuk do të jetë mbi 10%. Por, sipas VMRO-DPMNE, rryma do të shtrenjtohet prej 30 deri 40% sepse do të shfuqizohet tarifa e lirë. Përveç kësaj, edhe TVSH-ja për rrymën prej qershorit të vitit të ardhshëm do të jetë 10%.

“Inflacioni po е gëlltit në mënyrë drastike buxhetin vendor, gjithnjë e më shumë njerëz po varfërohen. Për shkak të paaftësisë së jashtëzakonshme të qeverisë, do të ketë goditje të re çmimi me çmimin e ri të energjisë elektrike, si dhe heqje të mundshme të tarifës së lirë”, Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së

Sa do të jetë rritja e çmimit të energjisë elektrike, Komisioni Rregullator duhet të vendosë deri në fund të këtij muaji.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme