Beteja e ardhëshme zgjedhore do të jetë mes BDI-së dhe Lëvizjes BESA

Autor: Hadi Osmani

A ju pata thene se ai eshte nje kopje edhe me e keqe e Menduh Thacit. Ashtu sic Thaci priste para deres se VMRO-se per te hyre ne Qeveri, sot Ziadin Sela priste para dyerve te BDI-se me cdo kusht te hyje ne Qeveri. Te jeni te bindur se deshira e tij me e madhe eshte te hyje me VMRO-ne. Vetem priteni kur do te fillojne te arsyetohen se nuk kane mare legjitimitet dhe te heqin dore nje nga nje nga kushtet qe i kishin. Askund se permendin federalizimin, i haruan akuzat ndaj BDI-se per afera koruptive, haruan shitjen e kalase ne Tetove dhe Agon Ferati prej mbreme u arsyetua ne nje koment se nuk kane mare votat per ti denuar fajtoret. Deri ne fund Ziadin Sela do te heq dore nga te gjitha kushtet vetem e vetem te behet nje Ilir Meta ose nje Isa Mustafa i dyte dhe te ruaj interesat dhe priviligjet e tij. E po, kushtet mund ti nxjere ne tavoline vetem nese ulet me LSDM dhe do ti nxjere vetem sa per me prish bisedimet me opozites dhe me pas do te hyje pa kushte me VMRO-ne me arsyetimin se duan ta parandalojne thellimin e krizes. Madje aq servil do te beher saqe edhe hyrjen e BDI-se me VMRO-ne do ta arsyetoje dhe gjithe fajin do ta mer mbi vete. Por perseri deshira nuk do ti plotesohet. Do ta kete veshtire hyrjen me VMRO-ne, por do ta kete te sigurt nje gje: fshirjen e tij nga skena politike. Ne pranvere Sela e humb edhe Strugen dhe pas dy diteve do ti mbyll edhe zyrat njejte si shefat e tij te dikurshem Imer Selmani dhe Menduh Thaci. Beteja e ardheshme zgjedhore do te jete mes BDI-se dhe Levizjes BESA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme