Tentativa për “bashkim”, paraqet një përpjekje për rehabilitimin e BDI-së – Ali Ahmetit

Autor: Fejzi HAJDARI

Përpjekja e dështuar për ta ulur në një tavolinë negociuese gjithë spektrin politik shqiptar, që doli nga Ali Ahmeti, më shumë se një orvatje për të ‘unifikuar’ mirëfilli faktorin politikë shqiptarë, duket sikur një mundësi e radhës për ta rehalibituar Ali Ahmetin nga rezultatet e zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
-Pse?
-Sepse, një takim i tillë eventual, duke i patur parasysh rrethanat dhe numrin e partive shqiptare dhe koalicioneve shqiptare pjesëmarrëse në zgjedhje, është dashur të ndodh para zgjedhjeve dhe jo pas zgjedhjeve. Kur dolën apelet për një takim të tillë, ishte një pjesë e opozitës shqiptare ajo e cila refuzoi unifikimin e opozitës shqiptare, kurse BDI-ja e PDSH-ja, as që donin të dëgjonin për bashkëpunim (unifikim) mes partive shqiptare. Biles, në opozitë kishte zëra se vetë do t’i fitojnë zgjedhjet????? Ndërsa drejtuesit e BDI-së, krekosesishn se do të marrin vota edhe me tepër se në zgjedhjet e parafundit parlamentare (kur morën 153 mijë vota). Rezultatet e zgjedhjeve treguan se opozita që krekosej se do t’i fitonte zgjedhjet, mori shumë pak deputetë, kurse BDI-ja nga 153 vota në zgjedhjet e parafundit, kësaj radhe mori 83 mijë vota, shprehur ne për qindje, 50% më pak.
Pikërisht “humbësit”, tani kërkojën “bashkimin” e faktorit politikë shqiptarë!!
Po, pse a thua? Ta mbrojnë interesin shqiptarë?! S’e besojë kurrë? Për një fakt (bashkimin e faktorit politik shqiptar): Pse ata nuk u bashkuan para zgjedhjeve, kur efekti mund të ishte shum-shume i madh? Por “bashkim” kërkojnë tani, kur i “humbën” zgjedhjet…
Një fjalë e urtë popullore thotë: Humbësi gjithmonë kërkon ndihmë, fituesi nuk lodhet për këtë punë!
BDI-ja kurrë asnjëherë deri tani s’kishte kërkuar bashkim të spektrit politik shqiptar, kurse tani kur e pa se votat iu përgjysmuan dhe se partneri i tyre VMRO-ja, është në pozitë shumë të vështirë, me shumë hile shtiret dhe aktron duke ua hedhur dorezën opozitës, kinse për “unifikim”. Por, kush t’i besojë dorezës së djallit, përvec djajëve! Shyqyr Zotit që jo të gjithë në politikën shqiptare, janë të tillë…
Ndër të tjera, Ali Ahmeti me kompaninë e tij politike, të shndërruar në konglomerat, duhet të japë llogari se: Pse shqiptarët për herë të parë u detyruan ta votojnë me aq shumë masovitet një parti maqedonase, sic është LDSM-ja? Kjo dukuri kërkon përgjigje urgjente! Pas kësaj duhet t’i numëroj dështimet e njëpasnjëshme në politikë, por në vecanti të japë llogari dhe përgjigje, se: Pse gjatë qeverisjes së tij ndodhën vrasje të komandantëve më me emër të UCK-së? Pse po gjatë kësaj periudhe kohore, ndodhën gjithë ato procese të montuara gjyqësore kunder shqiptareve, si eshte rasti: Monstra, Sopoti. Lagjja e Trimave, Radishani, Gjorce… dhe shumë e shumë skandale, pastaj degradimi i statusit juridiko-politik të shqiptarëve etj.?
Tek pasi të japë llogari dhe përgjigje në të gjitha këto pyetjet, atëherë mund te mendohet për një unifikim eventual të faktorit politik shqiptarë. Nese tani kerkohet nje “unifikim” i tille, asnje efekt nuk do te kete, pervec rehabilitimit “te mekateve” te Ali Ahmetit, apo efekti tjeter do te ishte – “faktorizimi” i Ahmetit, tani kur me të madhe Ahmeti po e humb besimin tek votuesit shqiptarë.
Ali Ahmeti, por edhe partitë opozitare, duhet ta dinë një gjë se: Shqiptarët opozitës nuk ia dhanë votat, që pa asnjë kusht të ulen në një tavolinë me Ali Ahmetin.
Të rikujtojmë se opozita shqiptare deri dje ne fushatë krekosej se: “Vota për BDI-në, për shqiptarët është votë e djegur”!
Shqiptarët e votuan opozitën shqiptare me rreth 130 mijë vota, kurse BDI-ja mori 83 mijë vota. Rrjedhimisht, të drejtë morale për ta thirrë një takim të tillë, do të kishte cilado parti opozitare, duke filluar nga LR-PDSH-ja, PDSH-ja…, por jo edhe BDI-ja, gjegjësisht Ali Ahmeti. E dini pse? Sepse, 130 mijë shqiptarë, votuan “kundër” BDI-së, kurse “pro” BDI-së votuan rreth 83 mijë.
Para se të ftojnë njëri-tjetrin liderët për takime “unifikimi”, mendojë se është e udhës që shqiptarët të mësohen të kërkojnë llogari dhe përgjegjësi nga liderët, dhe jo para se të kerkojne llogari, ata t’i rehabilitojnë nga deshtimet! Veprimi ndryshe nga ky, shfaq dyshimin në syprinë: Mos vallë dikush, dikujt i ka borxh, ose mos vallë dikush e paska “bishtin e zënë”!

Izolimi i kriminelëve politikë shqiptarë, dhe jo bashkëpunimi me ata, do të duhej të ishte agjenda e vetme e faktorit politik shqiptar në këtë fazë. Cfarërdo agjende tjetër, do të ishte rehabilitimi ose harresa ndaj këtij krimi. Shqitarët kësaj radhe votuan pro agjendës per luftimin e krimit politik nder shqiptaret dhe jo per bashkepunimin me keto struktura apo individë!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme