Betohet gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Jeton Bytyqi

Radhëve të Gjykatës iu shtua edhe një gjykatës.

Jeton Bytyqi e dha betimin para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani e uroi Bytyqin për rolin e ri si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe ka theksuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të këtij institucioni.

“Gjyqtari Bytyqi është betuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe se do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale”, thuhet në njoftimin e Zyres së Presidentes transmeton Klankosova.tv

E pranishme në ceremoni ishte edhe kryetarja e Kushtetueses, Gresa Cakaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme