Agjencia serbe e Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA) ka arrestuar dy persona të dyshuar se u kanë përcjellë informacione shërbimeve të inteligjencës shqiptare dhe kosovare.
Aksioni është zhvilluar sot në Vranjë dhe Jagodinë. Sipas mediave serbe, në Vranjë është arrestuar D. C., 46 vjeç, nga Shillova e Gjilanit, ndërsa në Jagodinë është prangosur N. P., 50 vjeç, banues në këtë qytet.
Lajmi është raportuar nga mediat serbe, të cilat i referohen operacionit të BIA-s. Ndaj dy personave janë ngritur dyshime për veprimtari spiunazhi. /Novosti/
© SYRI.net



