‘Vlorën e lëshove shpejt… Belën nuk e prek dot se të dërgon në burg përjetë’/ Pankartat pikante nga protesta e 122-të

Protesta kundër qeverisë ka vijuar edhe sot, në ditën e 122-të, me qytetarët që kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave të shpalosura gjatë tubimit.

Në një prej tyre shkruhej: “122, pushteti s’është privilegj”, ndërsa një tjetër i drejtohej drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, duke iu referuar zhvillimeve që lidhen me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

 “Vlorën e lëshove shpejt, sapo ra në rrjetë, Belën nuk e prek dot se të dërgon në burg përjetë!”, ishte mesazhi i një prej pankartave.

Protestuesit kanë shprehur gjithashtu kritikat e tyre ndaj qeverisë për korrupsionin, duke pretenduar se përgjegjësia politike përfundon te i njëjti person.

“Fijet e korrupsionit të çojnë te i njëjti person, dita 122, narkoregjimin po e rrëzon!”, thuhej në një tjetër pankartë të protestës.

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme