Biden: Clinton humbi se nuk e dinte pse kandidoi

Hillary Clinton ka humbur zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak se ajo nuk e dinte se pse kishte kandiduar, tha zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden.

“Unë mendoj se ajo kurrë nuk e ka kuptuar “, ka thënë Biden për “Los Angeles Times”.

Biden tha se Clinton kishte ndjenjën se duhej të kandidonte në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara pavarësisht faktit se ajo kishte një vizion të qartë të fushatës.

Ai theksoi se Clinton ishte e ngarkuar për shkak të mundësisë për t’u bërë presidentja e parë e Amerikës, transmeton Klan Kosova.

“Ka menduar se nuk kishte zgjidhje tjetër pos kandidimit. Kjo për të si gruaja e para që kishte shansin për t`u bërë presidente ishte një barrë e madhe , shtoi ai.

Biden poashtu tha se beson që Hillary Clinton me të vërtetë e kishte të vështirë për të vendosur për të garuar për postin e të parës së vendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme