Bie interesimi për vaksinimin e fëmijëve në komunën e Likovës

Gazetar: Linda Ebibi

Bie interesimi për vaksinimin e rregullt tek fëmijët në fshatrat e komunës së Likovës, veçanërisht për vaksinën e MRP-së, e cila është kundër fruthit, rubeolës dhe shytave, dhe për Di-te-per që është kundër kollës së keqe. Sipas mjekëve, për këtë kanë ndikuar njohuritë jo adekuate të prindërve, që informohen nëpër burime të rrjeteve sociale të cilat nuk janë të bazuara në shkencat mjekësore.

“Në nivel rajonal kemi një rënie të përqindjes të vaksinimit, sidomos për vaksinën e MRP-së që merret në moshën 1 vjeçare, gjithashtu edhe për revaksinën që duhet të merret në moshën 18 mujore. Ne po punojmë aktivisht për ti thirrur ata fëmijë që të vijnë dhe të vaksinohen…. 10:31 Shkaqet për këtë janë se prindërit kanë të qasshme informacione të ndryshme pa baza shkencore në rrjetet sociale dhe këto janë arsyet që ata ngurrojnë që të bëjnë vaksinën për fëmijët e tyre sidomos për vaksinën e MRP-së që ata e lidhin me procesin e të folurit dhe ecjes, edhe pse nuk ka asnjë bazë shkencore se vaksina e MRP-së ndikon në të folurit ose në ecjen e fëmijës në moshën 1 vjeçare”, tha Fatime Ismaili Aliji, mjeke pediatre.

Alsat vizitoi edhe Qendrën e Shëndetit Publik në Kumanovë, e cila mbulon komunën e Kratovës dhe Kriva Pallankës për të parë se si zhvillohet imunizmi kundër gripit sezonal. Interesimi për vaksinimin kundër gripit sezonal falas ka qenë më i lartë, ndërsa kërkesa për imunizim me pagesë ka qenë më i ulët.

“Interesimi i madh ka qenë i kategorive të moshave të shtyera që janë mbi 65 vjeç, si dhe ka qenë një interesim më i madh edhe i personave të cilët vuajn nga sëmundjet kronike. Por, nuk do të thotë që edhe nga kategoritë e tjera të këtyre personave nuk janë paraqitur për vaksinim. Numri i përgjithshëm i vaksinve që kemi pranuar si Qendër e Shëndetit Publik Kumanovë ka qenë mbi 3 mijë vaksina falas nga Ministria e Shëndetësisë ndrërsa deri në momentin që po flasim janë të vaksinuar mbi 2700 persona vetëm në Kumanovë”, tha Herolind Sakipi, drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik në Kumanovë.

Mjekët apelojnë që të gjithë qytetarët që bien në kategorinë e rrezikut më të lartë, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për vaksinim, pasi kjo është mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga komplikimet e mundshme shëndetësore./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme