Një 62 vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Krujë, pasi dyshohet të ketë rënë nga lartësia.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Nojë” të Krujës teksa viktima ka qenë duke mbledhur bagëtitë.
Po punohet për nxjerrjen e trupit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 06.06.2024, në rrugën për një Qafë Shtamb, në vendin e quajtur “Nojë”, duke mbledhur bagëtitë dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë shtetasi, 62 vjeç.
Po punohet për nxjerrjen e trupit të 62-vjeçarit nga lartësia, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



