I arrestuar në aeroportin e Korfuzit pasi qëlloi recepsionistin, 43 vjeçari po tentonte të arratisej drejt Anglisë! Braktisi “Audin” në Sarandë

Uniformat blu kanë gjetur të parkuar në qytetin e Sarandës automjetin me targa angleze të Gerald Shehut, i cili dyshohet të ketë vrarë me armë zjarri Eraldo Novruzin, recepsionistin e hotelit në Dhërmi, ku 43 vjeçari ishte bashkëpronar.


Automjeti tip “Audi” është gjetur i parkuar disa orë më parë në lagjen nr.4 të Sarandës, në afërsi të portit detar të qytetit.

Kujtojmë se Shehu është arrestuar në aeroportin e Korfuzit, teksa po tentonte të arratisej drejt Anglisë, por u kap nga autoritetet greke të cilat u sinjalizuan nga ato shqiptare mbi këtë ngjarje.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 31 vjeçarit, Eraldo Novruzi

NGJARJA

Rreth orës 00:30 të datës së sotme (6 qershor), në një nga dhomat e hotelit ku ishte i punësuar Novruzi dhe bashkëpronar Shehu, dy personat po debatonin me njëri tjetrin, arsye të cilat nuk janë bërë akoma me dijeni.

Uniformat blu kanë raportuar më parë se fillimisht janë humbur kontaktet me recepsionistin, por nga hetimet e thella është kuptuar se në një dhomë kanë konfliktuar 31 vjeçari së bashku me 43 vjeçarin, e ky i fundit e ka goditur me armë zjarri.

Gerald Shehu menjëherë është arratisur drejt Greqisë, e u shpall në kërkim por u arrestua disa orë më parë nga policia helene. Ndërkohë trupi i Eraldo Novruzit nuk është gjetur akoma, e pse policia ka arritur të zbardhë një pjesë të ngjarjes kriminale.

Është bërë me dije se dy viktima e autori njiheshin më parë me njëri tjetrin pasi së bashku do hapnin një biznes. Po kështu ata të dy ishin banues në Angli dhe kanë precedent të mëparshëm penal.

Ende nuk dihen rrethana të tjera mbi këtë ngjarje, apo arsyen që mund të ketë çuar në përplasjen mes bashkëpronarit të hotelit Gerald Shehu dhe recepsionistit Eraldo Nevruzi.

 

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion shtesë

Në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.

Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit.

Njoftimi i parë i policisë

Himarë/Informacion paraprak

 Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç,  banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.     

 Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.  

 Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.       

 Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.      

 Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.   

 Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

 Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

 Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.

LEXO EDHE:

Ende asnjë shenjë nga recepsionisti i qëlluar nga bashkëpronari i hotelit ku punonte! Ja zona ku po kryhen kërkimet policore

Dyshohet se vrau me armë zjarri recepsionistin e hotelit në Dhërmi, arrestohet nga policia helene Gerald Shehu

FOTO/ Dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri recepsionistin e hotelit të dhëndrit të tij, ja kush është 43 vjerçari Gerald Shehu! Policia e shpall në kërkim

I dyshuar për vrasje të një recepsionist hoteli në Dhërmi, Gerald Shehu me precedent të mëparshëm penal. Si u arratis drejt Greqisë pas ngjarjes kriminale

EMRAT/ Zhduket recepsionisti i një hoteli në Dhërmi, por dyshohet se është qëlluar pak pas mesnate, autori i arratisur drejt Greqisë. Çfarë dihet deri më tani për ngjarjen e rëndë

U zhduk punonjësi i hotelit, 31 vjeçari dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në mesnatë. Detaje nga ngjarja kriminale, merren në pyetje 29 persona

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme