Numri i hyrjeve të shtetasve kosovarë në Shqipëri gjatë muajit prill ka shënuar rënie për 21 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar, ka bërë të ditur INSTAT-i të enjten.
Megjithëkëtë, Kosova mbetët shteti me numrin më të madh të hyrjeve të shtetasve të saj në Shqipëri.
Në një kohë pandemie, në prill të vitit 2021, në Shqipëri u regjistruan 136.022 hyrje të shtetasve të Kosovës, ndërsa në prillin e këtij viti u regjistruan 107.436 hyrje.
Me rënie është edhe numri i hyrjeve për 4-mujorin e parë të vitit. Në periudhën janar-prill të vitit 2021, në Shqipëri u regjistruan 381.389 hyrje të shtetasve të Kosovës, ndërsa për katër mujorin e parë të këtij viti kjo shifër shkoi vetëm deri në 329.477.