Bie vëllimi tregtar Maqedoni-Kosovë, shkaku i rrugëve të këqija

Autostrada e premtuar, por ende e pandërtuar që do të lidhte Maqedoninë me Kosovën është duke ndikuar në rritjen e harxhimeve të kompanive të Maqedonisë, ndërkohë që tregtia me Kosovën është në rënie e sipër.

Kështu, siç transmeton Telegrafi, thuhet në analizën e BalkanInsight, i cili shkruan se afaristët nga të dy vendet fajësojnë lidhjet rrugore të transportit për këtë rënie drastike të shkëmbimit tregtarë të Maqedonisë dhe Kosovës.

Kjo ka shkaktuar një rënie prej rreth 200 milionë euro të shkëmbimit tregtar, bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë, kurse afaristët thonë se 13 kilometrat e premtuara që lidhin Shkupin me kufirin e Kosovës do t’i jepte shtytje tregtisë.

Nebi Hoxha nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thotë se ”është një autostradë që është vetëm 13 kilometra e gjatë, por për shkak të kësaj, Shqipëria është duke e marrë tregun e Kosovës”.

Më tej, në analizë thuhet se infrastruktura e mirë rrugore ka ndikuar që tregtarët e Kosovës t’i mësyjnë portit detar të Shqipërisë, kurse më herët afarizmi i Kosovës shfrytëzonte Maqedoninë për të arritur në portin e Selanikut.

Pa marrë parasysh rënien në shkëmbimin tregtarë, Kosova mbetet një nga partnerët tregtarë më të rëndësishëm të Maqedonisë, pasi që eksporti është më i lart në Kosovë, se sa importi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme