Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fushën e fshatit Lazarat, në Gjirokastër, duke vënë në rrezik përhapjen e flakëve për shkak të kushteve dhe terrenit.
Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër u njoftua rreth orës 21:15 për situatën dhe menjëherë në vendngjarje mbërriti grupi i shërbimit zjarrfikës.
Pas mbërritjes, zjarrfikësit konstatuan se flakët kishin përfshirë një sipërfaqe me barishte dhe shkurre. Për shkak të terrenit, zjarri rrezikonte të përhapej, por ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.
Nga zjarri nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.
The post Bie zjarr në fushën e Lazaratit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



