Një plagosje me thikë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë shkollës “Petro Nini” në Tiranë.
Mësohet se një person ka marrë plagë në pjesën e barkut dhe për shkak të gjendjes së tij, është futur në sallën e operacionit.
Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar nga policia, por është larguar nga vendi i ngjarjes. Për kapjen e tij janë ngritur pika kontrolli në zona të ndryshme.
Ende nuk dihen rrethanat dhe motivi i konfliktit që çoi në plagosjen me thikë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Po ashtu, janë sekuestruar dhe po këqyren pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.
The post Plagosje me thikë pranë shkollës “Petro Nini”, i riu në operacion, autori identifikohet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



