Big Brother Albania 9: Detaje të reja mbi formatin dhe data e fillimit

Big Brother Albania 9 është edicioni i dashurisë – ndryshe nga gjithçka që kemi parë deri tani, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në formate të ngjashme në botë. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet produksioni i këtij reality show, i cili rikthehet këtë vit pas një pushimi dyvjeçar.

Gjatë kësaj jave në Tiranë janë hapur audicionet për edicionin e ri, kandidatët e të cilit janë përballur me një juri prej tre anëtarësh – Erald Pashaj, Anisa Brahimi dhe Edmond Dragoti. Midis kandidatëve ka pasur edhe të huaj, por asnjë prej tyre nuk është përzgjedhur, sepse të gjithë do kalojnë në të tjera prova përpara hyrjes në shtëpinë e Vëllait të Madh.

Audicionet do të vijojnë në Prishtinë në datat 21 & 22 janar dhe në Shkup, në 11 & 12 shkurt. Në audicionet e Tiranës janë regjistruar më shumë se 1000 aplikues, ndërsa në faqen zyrtare të Big Brother në internet janë dërguar mbi 5000 aplikime.

Edhe prezantuesja e konfirmuar tashmë, Arbana Osmani, ka deklaruar se ky Big Brother do të ketë vlera dhe histori personale të konkurrentëve.

Shtëpia e këtij edicioni do të jetë një prej shumë surprizave. Ndryshe nga edicionet e kaluara, po krijohet edhe Motra e Big Brother, që hyn në lojë me të njëjtin rol si të Vëllait të Madh. Ajo është “kujdestarja e shtëpisë” dhe ka për qëllim të ndryshojë fatin e banorëve, t′i vendosë ata në prova të ndryshme, por edhe mund t′i largojë nga shtëpia.

Media Albania shkruan se është zbuluar edhe data e mundshme për fillimin e këtij edicioni të ri. Mund të jetë 4 marsi. Edhe pse ende nuk është një datë e konfirmuar zyrtarisht nga produksioni, mendohet se është e shtuna e parë kur do të nisë rrugëtimin ky program./Media Albania/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme