Bilall Kasami: BDI po e humb pushtetin, do të provokojnë si në “Rastin e Kumanovës

Gjatë tubimit në Zhelinë të Tetovës të koalicionit ‘Rilindje me BESË’, lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i porositi disa herë rininë dhe të gjithë simpatizantët dhe aktivistët, që të jenë të kujdesshëm dhe t’i përballojnë me maturi provokimet e mundshme që mund të vijnë nga disa persona të partisë shqiptare në pushtet, të cilët sipas Kasamit, nëse nuk do të jenë në pushtet, sigurisht do të jenë në burg.

“Disa individë të partisë shqiptare në pushtet të cilët nuk e kanë zgjidhjen e lehtë, të cilët e dijnë, o do të jenë në pushtet o duhet të jenë në burg. Prandaj duke i njohur shumë mirë, duke i njohur se nuk janë burra, duke i njohur se janë qyqar, duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Këtë mesazh e jap veçanërisht duke pasur parasysh se shumica dominante në këtë sallë janë rinist, janë njerëz të cilët janë të guximshëm, janë të gatshëm, janë trima që për ‘Rilindjen me BESË’ të japin edhe jetën e tyre. Prandaj, ju lutem si vëllau juaj, ju lutem si biri juaj që të jemi të kujdesshëm. Ne kemi shumë, kemmi kandidatët më të mirë që kanë shqiptarët më të mirë, ne kemi platformën më të mirë, në kemi RIDEFINIMIN e këtij shtetit. Duhet të jeni të kujdesshëm që mos t’i përgjigjeni dhunës me dhunë. Ata më nuk kanë alternativë tjetër, ata nuk kanë mundësi tjetër, ata do të mundohen që të provokojnë, ata do të mundohen q ëtë provokojnë si në rastin e Kumanovës”, deklaroi lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme