Bilall Sherifi: Thaçit në Turqi paralajmëroi mbylljen e shkollave të Gylenit në Kosovë?

Anëtari i kryesisë së Nisma-s, Bilall Sherifi ka komentuar takimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit me krerët e shtetit të Turqisë. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Sherifi ka theksuar se deklaratat e Thaçit për terrorizëm mbesin në dilema për zbatim.

Postimi i plotë:

Gjatë takimit me kryeministrin e Turqisë Binali Yildirim në Turqi, Hashim Thaçi ka deklaruar se “Çdo kush që është terrorist në Turqi është terrorist edhe në Kosovë” Tani, pas kësaj deklaratë të tij, ose do të pasojë mbyllja e shkollave të Gylenit në Kosovë ose kjo deklaratë e famshme e tij do të mund të përkthehet kështu: “Çdo kush që nuk është terrorist në Kosovë nuk është terrorist as në Turqi”.

Si do t’ia shpjegojë pastaj Thaçi Erdoganit këtë mosbindje ndaj tij mbetet të shihet!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme