Bilalli i hyn në teren Bardhylit të PDSH-së

Kandidati për kryetar i Lëvizjes BESA për Komunën e Tetovës, z. Bilall Kasami i shoqëruar edhe nga bartësi i listës për këshilltarë, z. Husein Reka kanë qëndruar në Xhepçisht të Tetovës.

Në këtë frymë ishte edhe prezantimi i dy projekteve ideore që do të realizohen në këtë fshat:

Parku afër ndërtesës së ish komunës, i cili do të jetë retrospektivë e të kaluarës së këtij fshati.
Këndi për rekreacion afër shkollës së vjetër, i cili do të përfshijë fushë sporti së bashku me këndin e lojrave për fëmijë.
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami fillimisht përgëzoi Vigan Rustemin për planin ideor të projekteve të prezentuara dhe premtoi realizimin e tyre. “Është e pandershme dhe jo serioze propaganda e kryetares së Tetovës, se është zgjidhur çështja e ujit të pijshëm dhe ndërtimit të çerdhes në Xhepçisht. Ju garantojmë se të gjithë kuadrot e Lëvizjes BESA nga Struga deri në Kumanovë janë djemtë dhe vajzat me të mira që ka populli shqiptar në Maqedoni. Rast konkret kemi të Husein Reka, që vendosi të braktisë një pozicion të rendësishëm dhe një karrierë të shkëlqyer për tu rikthyer që të jap kontributin në vendlindjen e tij. Xhepçishtit nuk mund që t’ua rikthejmë komunën por do ti mundësojmë një vetëqeverisje me të gjerë. Kompanitë dhe ndërmarrjet e shumta private që do të investojnë në interes publik do tju mundësojmë një bashkëpunim me të gjerë me qëllim që ai investim tju rikthehet si një në një formë. Ju garantojmë transparencë të plotë dhe angazhimin maksimal të gjitha institucionet e vetëqeverisjes duke filluar nga kryetari i komunës dhe realizimin e të gjitha projekteve të premtuara para jush”, – tha kryetari Kasami.

Fjalë rasti pati edhe bartësi i listës, Husein Reka, i cili vlerësoi shkathtësinë e banorëve të Xhepçishtit për krijimin e bizneseve të shumta dhe të suksesshme në rrethana të vështira. Përmendi organizimin dhe funksionimin e ish- Komunës së Xhepçishtit. Premtoi se do të angazhohet që zëri i qytetarëve të jetë prezent gjatë gjithë kohës. Llogaridhënia do të jetë shumë e rëndësishme. Projektet e rivalëve tanë mund të jenë me të mëdha dhe me të bukra, por vetëm Lëvizja BESA ka vizion dhe strategji për realizimin e projekteve të premtuara. Ne do të krijojmë mundësi dhe hapësira të reja për një jetë të re, tha Reka./tetovasot

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme