Bill Clinton fajëson FBI-n për humbjen e gruas së tij

Ish-presidenti e ka fajësuar FBI për humbjen e gruas së tij dhe e ka quajtur presidentin e zgjedhur të SHBA’së, Donal Trumpin, njëri të paditur.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka fajësuar shefin e shërbimit të inteligjencës shtetërore FBI, për humbjen e gruas së  tij, Hillary Clinton, në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA.

Clinton, i cili u gjet në një librari të vogël në New York nga një gazetar, u përgjigj në disa pyetje të këtij të fundit, transmeton Express.

Ish-presidenti e ka fajësuar FBI për humbjen e gruas së tij dhe e ka quajtur presidentin e zgjedhur të SHBA’së, Donal Trumpin, njëri të paditur.

Gjatë bisedës së zhvilluar në librari, ndër të tjera, gazetari kishte pyetur Clintonin nëse Trump ishte i zgjuar.

“Ai nuk di shumë. E vetmja gjë që di është të zemërohet dhe t’i bëj njerëzit e racës së bardhë ta votojnë atë,” është përgjigjur ish-presidenti amerikan.

Më tej, Clinton është pyetur nëse ai u befasua me atë se Rusia mund të ketë ndërhyrë në hakimin e emailave të Hillary Clintonit, gjatë kohës kur ajo ishte sekretare e shtetit, – për shkak se atë donin që Trump të zgjidhej president.

Clinton ka thënë se kjo nuk e ka befasuar dhe se kjo mund të mos kuptohej vetëm nëse dikush ka shkallë njëshifrore të intelegjencës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme