Biseda që mund ta çojë në burg Zenun Pajazitin (Video)

Adem Grabovci ia lexonte emrat e kandidatëve për anëtarë të Bordit të ujësjellësit të Gjilanit, Zenun Pajazitit. Pajaziti i seleksiononte ata në bazë të përkatësisë politike, e jo në bazë të kritereve të kërkuara me ligj dhe me konkurs. Insajderi, sjell bisedën telefonike të Zenun Pajazitit dhe Adem Grabovcit, e cila u bë sebep për nisjen e hetimeve edhe kundër shefit të ri të Grupit Parlamentar të PDK-së.

Kur vije puna në përzgjedhjen e njerëzve që përfaqësojnë interesat e Partisë Demokratike në borde, i vetmi dallim mes Zenun Pajazitit dhe Njazi Kryeziut është se Pajaziti nuk i shan ata që nuk janë “të tyre”. Veprimet janë identike.

Përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të ndërmarrjes së ujësjellësit rajonal të Gjilanit, “Hidromorava” ishte bërë me anë të telefonit. Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ia lexonte emrat e kandidatëve, shefit aktual të Grupit Parlamentar, Zenun Pajaziti.

E, Pajaziti i përzgjidhte ata, duke thënë “ky është i joni”, ky nuk është “i joni”.

Në një bisedë telefonike mes Grabovcit dhe Pajazitit të zhvilluar më 6 dhjetor 2011, tregon për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit dhe veprimeve të Zenun Pajazitit.

Insajderi, sjell këtë bisedë një ditë pasi Prokuroria Speciale zgjeroi hetimet kundër, Zenun Pajazitit, ish-ministrit të Ekonomisë – Besim Beqaj, ish-sekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme – Ilhami Gashi, kryetarit të Degës së PDK-së në Prizren – Njazi Kryeziun, ish-zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale – Fatmir Shurdhaj, ish-këshilltarit të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi – Sedat Gashi dhe ish-shefes së Divizionit Farmaceotik në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme