Bisedimet me Serbinë vazhdojnë pas formimit të Qeverisë, niveli i përfaqësimit – i paqartë (Video)

Kanë kaluar katër muaj prej se Kosova dhe Serbia më nuk kanë zhvilluar takime në Bruksel. Kjo nuk do të ndodhë derisa të formohet qeveria e re, ndërsa përfaqësimi ende mbetet i paqartë nëse do të jetë sërish në nivel kryeministrash apo presidentësh.

 

Nëse Ramush Haradinaj bëhet kryeministër, ai është i gatshëm që këtë proces t’ia lë në duar atij që i filloi bisedimet, Hashim Thaçit.

‘Presidenti ka ma pak punë, ai ka më shumë kohë. Një kryetar qeverie në gjendjen që është Kosova është më mirë me u fokusu në temat e brendshme. Nuk duhet as qeveria me i ik përgjegjësive kushtetuese ligjore mirëpo ajo që për bindjen time është me rëndësi nuk ka lidhje kush përfaqëson por çka përfaqëson. Ne duhet njëherë me e definu çka është dialogu brenda nesh”, tha Haradinaj.

Edhe kandidati tjetër për kryeministër, Albin Kurti, thotë se nuk do të ketë dialog pa kushte, e fillimisht dialogu do të bëhet me serbët e Kosovës.

Zëdhënësja e Federica Mogherinit, Maja Kocijançiq, ka thënë për KTV’në se formati i dialogut vendoset nga të dyja palët dhe se një datë për rundin e ardhshëm të nivelit të lartë ende nuk është caktuar.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme