Biserko tregon kush i urdhëroi barrikadat dhe kush e kontrollon veriun e Kosovës: Ky është synimi i Vuçiqit

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka folur për incidentet e fundit në veri të Kosovës. Biserko, ka thënë veriu i Kosovës kontrollohet nga krimi i organizuar serb. Sipas saj, qëllimi i këtyre incidenteve ishte që të bëhet përgjegjëse Prishtina.

“Incidentet në veri janë provokim dhe dëshirë për ta bërë Prishtinën përgjegjëse. Veriu kontrollohet nga serbët, ose më saktë nga krimi i organizuar”, ka thënë Biserko, në një intervistë për gazetën “Bota sot”.

E pyetur nëse barrikadat në veri janë paguar dhe urdhëruar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, humanistja serbe ka thënë se “gjithçka tregon se barrikadat janë organizuar nga Beogradi”. Ajo ka shtuar se serbët në Kosovë kontrollohen dhe përdorën për interesat e Beogradit dhe jo interesat e tyre.
Image
Sonja Biserko
Foto galeri

“Gjithçka tregon se barrikadat janë organizuar nga Beogradi. Fatkeqësisht, serbët në Kosovë janë nën kontrollin e rreptë të Beogradit dhe ata nuk janë në gjendje të përcaktojnë interesat e tyre. Ata janë të instrumentalizuar për interesat e Beogradit që nuk përkojnë me interesat e tyre”, është shprehur Sonja Biserko.

Ndërsa, duke komentuar retorikën luftënxitëse të Vuçiqit ndaj Kosovës, Biserko ka thënë se synimi i tij është mbajtja nën tension e rajonit.

“Narrativa toksike e Beogradit dhe e presidentit gjithashtu, synon të mbajë tension të vazhdueshëm në rajon dhe të tregojë se jeta së bashku nuk është e mundur. Stereotipet e fillimit të viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë ringjallen (ato nuk u ndalën kurrë) dhe synojnë të çimentojnë situatën ekzistuese”, ka shtuar Sonja Biserko për “Bota sot”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme