Bislim Zogaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit?

E shtune, 05 Nentor 2016 –  Sakte.net  /

Qytetarët e Komunës së Drenasit më 4 dhjetor do t’ju drejtohen kutive të votimit për ta zgjedhur kryetarin e ri të kësaj Komune.

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka një emër konkret se kush do të kandidojë për kryetar të Drenasit, mirëpo burimet brenda kësaj partie thonë se po përflitet emri i deputetit të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bislim Zogaj.

Në një prononcim për Telegrafin, Zogaj nuk është shprehur kundër kandidimit të tij.

“Nëse partia Demokratike e Kosovës e bën një kërkesë të tillë, jam i gatshëm që ta pranoj”, ka thënë ai.

Edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj, ka konfirmuar se do të kadidojë për të marrë drejtimin e kësaj komune. Në rast se atë nuk e kandidon partia, PDK, thotë se garës do t’i hyjë si kandidat i pavarur.

Ndryshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, para disa ditësh ka nënshkruar vendimin që këto zgjedhje të mbahen më 4 dhjetor. /Telegrafi/