Dy policë rrezikojnë 5 vjet burg për “vjedhje” të deodorantëve

E shtune, 05 Nentor 2016 –  Sakte.net  /

Dy ditë rresht, në intervale të ndryshme kohore, policët Haxhi Morina e Skender Osaj kishin marrë deodorantë nga gjësendet e konfiskuara prej udhëtarëve në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe i kishin futur në xhepat e uniformave.

Më datën 13 gusht të këtij viti ata kishin marrë deodorantë tri herë brenda një ore, shkruan sot Koha Ditore.

Po aq herë dhe të njëjtin produkt e kishin marrë edhe më datën 14 gusht. Mirëpo, policët ishin diktuar nga kamerat e sigurimit dhe ishin raportuar nga kolegët e tyre.

Në fillim të muajit shtator ata janë akuzuar nga prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për çka rrezikojnë deri në pesë vjet burgim. Në bazë të aktakuzës, të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, policët Morina e Osaj e kanë pranuar se kanë kryer këtë veprim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme