Bixby në S8 kupton vetëm gjuhën angleze dhe koreane

Një prej pikave të forta të duos Galaxy S8 do të jetë asistenti virtual Bixby, ose së paku kështu beson Samsung. Kompania ka shtuar edhe një pullë të re, vetëm për këtë shërbim. Kështu, mund të mendohet se shërbimi do të mbështes shumë gjuhë të ndryshme. Mirëpo, nuk do të ndodhë saktësisht kështu.

Pas lansimit të duos S8, Bixby do të kuptoj vetëm gjuhën angleze dhe koreane. Gjuhët tjera do të vijnë në të ardhmen mirëpo ende nuk dihet se në cilën kohë.

Për më shumë, asistenti i ri fillimisht do të funksionoj vetëm me disa aplikacione kryesore si Call, Camera, Gallery, Settings dhe Message. Përsëri, thuhet se gama e aplikacioneve bashkëpunuese do të rritet por nuk dihet kur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme